“#WengerOut” është thirrja që tifozët e Arsenalit kanë drejtuar drejt Arsene Wengerit pas humbjes së skuadrës së tyre të zemres ndaj West Hamit. Përkundër faktit që kjo ndeshje i takon xhiros së parë të kampionatit të ri anglez, pritja e tyre për t`i parë topçinjtë teksa luftojnë për titull po i vjen fundi.
Starti i sezonit 2015/16 nuk ka qenë aspak i lehtë për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger. Francezi pos që u detyrua të pajtohet me humbjen ndaj West Hamit, ai duhet të detyrohet të pajtohet edhe që ka humbur ndjekësit e klubit londinez. Pas ndeshjes së parë të cilën e humbi, “rovelveristët” kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të teknikut nga Strasburgu. /tesheshi.com/