Iair Feierstein është një burrë nga Argjentina, i cili ka vënë një bast të jashtëzakonshëm me bashkëshorten e tij. Gjithmonë ai ka qenë një fans i madh i Dragon Ball, serive të kartonëve të animuar, e bashkë me bashkëshorten e tij, Akira Toriyama, donin ta quanin të fëmijën e sapo lindur Goku, sikurse emri i protagonistit në serialin vizatimor.
Mirëpo, gruaja nuk ishte dhe aq dakord, ndaj e quajti djalin e parë Benjmin. Gjithsesi, kur morën vesh se ajo ishte duke pritur një fëmijë të dytë, burri i propozoi një sfidë në formë basti: “Nëse një postim i vetëm i imi do të ketë 10.000 retweet, fëmija i ardhshëm do të quhet me të vërtetë Goku”.
Siç raporton e përditshmja argjentinase Clarin, Iarit i janë dashur vetëm 10 ditë për të fituar këtë bast me të shoqen. Aktualisht postimi i tij është retweet-ur rreth 14 mijë hetë. Kështu, babai i ardhshëm u bë mjaft i famshëm./tesheshi.com/