Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, skena politike në Kosovë nuk do pësonte ndryshime, gjithnjë duke ju referuar rezultateve të zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit sipas votave të fituara nga partitë, jo koalicionet.
Sipas një hulumtimi të kryer nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e para sërish do dilte Vetëvendosje me 27.1%, e dyta PDK me 19%, e treta LDK me 18.1%, pastaj AAK me 11%, kurse pragun nuk do ta kalonin NISMA për Kosovën e cila renditet e pesta me vetëm 2.7%, Lista Serbe 1.4%, Aleanca Kosova e Re, 1.2%, Alternativa 0.3%, partitë tjera 1.5%, ndërkaq kanë refuzuar të përgjigjen 17.7%.
Ahmet Rushiti nga KDI, ka treguar edhe cilin politkan e kanë model të rinjtë.
“13.7% kanë deklaruar se Albin Kurti është politikan model për ata, i pasuar nga Ramush Haradinaj me 7.8%, Vjosa Osmani me 7.4%, Shpend Ahmeti me 7.3%, Hashim Thaçi me 7% dhe Kadri Veseli me 5.8%. Është edhe një numër tjetër i madh i personaliteteve që të rinjtë i kanë deklaruar, mirëpo në përqindje më të vogël”, ka thënë ai. /tesheshi.com/