Hulumtimet mjekësore thonë se mund të mos keni nevojë të shkoni në palestër nëse bëni së paku gjysmë ore ecje.
Një dietë e shëndetshme ju ofron përfitime që mund të ndryshojnë në kualitetin e jetës dhe në këtë përpjekje ndikon mjaft edhe ecja. Një studim i ri i botuar në British Medical Journal (BMJ) ka treguar se nëse kaloni më shumë se nëntë orë e gjysmë në ditë ulur (për dallim nga qëndrimi në këmbë ose ecja), jeni të rrezikuar nga goditjet e papritura në zemër.
Përderisa aktiviteti fizik dihet se rrit kualitetin e jetës, e rrjedhimisht jetëgjatësinë. ky hulumtim shqyrtoi ndryshimet në intensitet.
Studimi krahasoi aktivitetin e lehtë, si ecja ngadalë ose detyrat e lehta siç është gatimi i darkës ose larja e enëve; aktivitet i moderuar duke përfshirë ecjen e shpejtë, kositjen e lëndinës; dhe aktivitet i fuqishëm, si vrapimi, mbajtja e ngarkesave të mëdha ose puna më e rëndë fizike.
Studiuesit ndoqën 36,383 pjesëmarrës të moshës 40 vjeç e lart për një mesatare prej 5.8 vjet. /tesheshi.com/