Në një interpelancë të thirrur nga VV, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti argumenti sepse e anulloi masën e reprocitetin me Serbinë, vënë nga qeveria paraardhëse me Kurtin në krye të saj, ku ai ishte madje zv.kryeministër.
“Ne si qeveri nuk besojmë se masat e përkohshme politike që krijojnë barriera ekonomike ndërmjet vendeve mund të zgjidhin problemin politik me Serbinë. Unë ju siguroj se barrierat ekonomike dhe tregtare do t’i adresojmë përmes mekanizmave rajonalë dhe evropianë”, tha Hoti.
Sipas tij, heqja e masave ka sjellë një realitet të ri për Kosovën, me më shumë avantazhe.
“Sot jemi në rrethana të reja, ku për herë të parë ne jemi jo vetëm aktorë por edhe protagonistë, në kuadrin që po ndërtohet te një marrëveshje, që në thelb ka njohjen reciproke në mes të të dyja vendeve”, theksoi njeriu që prej më pak se një muaji drejton Kosovën si kryeministër.
Por nga VV u gjykua ndryshe.
Liburn Aliu tha se “kur për herë të parë në historinë e Kosovës u futën kamionë, në dokumentet e të cilëve shkruhej Republika e Kosovës, kur filloi një raport kushtëzimi me Serbinë, dhe kur shteti filloi të pozicionohej si i barabartë karshi Serbisë dhe kur u arrit të dërgohej ndihmë për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndodhi ajo që nuk ishte e papritshme, u hoq reciprociteti”.
Në gjykimin e tij, ishte një “heqje dorë, me vullnet të plotë subjektiv nga anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare”. /tesheshi.com/