Ende nuk ka mbaruar zemërimi hongkongas lidhur me miratimin e një ligji që do të lejonte ekstradimin në territorin kinez. Dhjetëra mijëra protestues janë përfshirë në protestat e reja në Hong Kong, ku përballë tyre po qëndrojnë forca të mëdha policore.
Në mëngjesin e hershëm të së mërkurës, protestuesit mbanin maska dhe helmeta, dhe bllokuan gjithë rrugët që çonin drejt ndërtesave qeveritare. Ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me spray neutralizues, ata pohuan se ishin të përgatitur edhe për të përdorur forcën.
Këshilli legjislativ i Hong Kongut tashmë ka shtyrë leximin e dytë të ligjit për shkak të shqetësimeve lidhur me reagimin, e megjithatë kanë thënë se do të vazhdojnë të përpiqen për të sjellë në parlamentin e Hong Kongut ligjin në fjalë.
Ligji parasheh ekstradimin e cilitdo person që ka kryer krime brenda Kinës, e më pas është kthyer në republikën autonome të Hong Kongut. Por Hong Kongu nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi me Kinën, ashtu siç ka me 20 vende të tjera, përfshirë SHBA-te dhe Britaninë e Madhe.
Hong Kongu ishte koloni britanike nga viti 1841, derisa sovraniteti i saj iu kthye Kinës në vitin 1997. /tesheshi.com/