Paraditen e kësaj të diele po mbahen homazhe për nder të Dritëro Agollit, shkrimtarit dhe potetit të shquar shqiptar të pasluftës që përkon me periudhën komuniste e më pas, përfshirë dhe atë të demokracisë.
I quajturi ndryshe si “Patriarku i letrave shqipe”, Dritëro Agolli ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 85-vjeçare.
Homazhet po kryen tek holli i Pallatit të Kongresve, kun ë nderim të figurës së tij kanë qenë prezentë personalitete të shumta shqiptare, nga kultura, arti; personazhe të politikës gjithashtu, ngase i ndjeri për një kohë ka qenë dhe i angazhuar në të majtën shqiptare.
Por edhe pse krijues i përiudhës së realizmit socialist, e po ashtu eksponent i së majtës, ai gëzonte një reputacion e vlerësim nga të gjitha zërat shoqërorë dhe politikë, pavarësisht kahjeve. /tesheshi.com/