Pierre Weijers është holandez, dhe para pak kohësh ai është konvertuar në Islam. Për të, ky i sivjetmi është Ramazani i parë.
“Më kënaq shumë agjërimi, ndonëse është sfiduese. Por unë kurrë nuk jam vetëm. Herë jam me fqinjët, e herë me ushqimet që ata kujdesen që unë t’i kem në tryezë”, thotë Weijers, i cili tregon se e ka pranuar Islamin në vitin 2018.
“Kurrë nuk kam menduar se mund të heq dorë nga besimi me të cilin jam rritur”, thotë ai duke iu referuar krishterimit, i cili është besimi më i përhapur në vend.
Përveç tij, islamin e kanë pranuar nëna dhe vëllai i tij. Por një gjë duket se e nuk e kanë rregulluar ende. Ai thotë se nuk di çfarë pije të zgjedhë për të pirë me vëllain e tij kur bëhen bashkë, meqë deri tani birra kishte qenë ajo që i shoqëronte. Sidoqoftë, opsionet në tavolinë janë të shumta, sidomos në rrethin të cilin Weijers e përshkruan si të pranueshëm dhe të hapur. /tesheshi.com/