Muzeu i historisë gjermane në Berlin ka prezantuar në ekspozitën e përhershme pikturën “Kaini” ose “Hitleri në Serr” të George Grosz, i cili emigroi në 1933 dhe u konsiderua i çoroditur nga nazistët, raportoi dpa.
Elementi kryesor është personazhi i ulur, një kombinim i diktatorit nazist dhe personazhit biblik Kain, vrasësi i parë në historinë njerëzore sipas Biblës.
“Vetë Grosz shpesh e përshkroi atë si Hitleri në një mjedis infernal,” tha kuratori Markus Hilgert.
Drejtori i muzeut Raphael Gross tha se piktura që muzeu kishte blerë nga familja e Grosz tregon “dimensionet katastrofike të vrasjeve dhe shkatërrimit në Gjermani nga perspektiva e artistëve në mërgim”.
Drejtoresha e Kulturës në Berlin, Monica Grutters tha se puna e Grosz shpreh “tmerrin për mizoritë e kryera nga nazistët”.
Ajo shtoi se blerja e veprës është një shenjë e kompensimit për krimet që nuk mund të rikuperohen kurrë.
Piktura tani është pjesë e një ekspozite të përhershme muze mbi regjimin nazist dhe Luftën e Dytë Botërore, raportoi dpa. /tesheshi.com/