Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historikja e ‘Lokale’-ve 2015: Bie një grek (Dule), ngrihet një çam (Idrizi)

by te Sheshi
03/07/2015
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Historikja e ‘Lokale’-ve 2015: Bie një grek (Dule), ngrihet një çam (Idrizi)

25 vjet në “llogore”: çamët e grekët, të kundërtat në politikën shqiptare. Beteja e dy partive e lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-greke, deri tek përmbysja e raporteve në zgjedhjet e 21 qershorit. Rënia e PBDNJ-së së Dules dhe ngjitja e PDIU-së së Idrizit

Nga Luljeta Progni

Dy histori sa të ngjashme aq dhe të kundërta për 25 vjet të tranzicionit. PBDNJ dhe PDIU janë të ngjashme sepse përfaqësojnë në thelbin e tyre pakica. Diferenca mes tyre është se njëra palë përfaqëson pakicat greke në Shqipëri dhe pala tjetër përfaqëson shqiptarët çamë, të dëbuar me dhunë nga Greqia. Këtu qëndron edhe konflikti mes tyre. Të dyja kauzat përjashtojnë njëra-tjetrën.

Këto dy parti kanë spikatur në zhvillimet politike në Shqipëri. Pesha e tyre lidhet edhe me historinë e raporteve që mazhorancat në Shqipëri kanë pasur me qeverinë greke.  E përbashkëta e dy partive PBDNJ e PDIU është edhe fakti se dy partitë kanë lëvizur nga koalicioni i majtë në të djathin dhe anasjelltas, në varësi të interesave të tyre partiake për rritjen e numrit të votave dhe për pasojë edhe pjesëmarrjen në vendimmarrje.

PBDNJ, fundi i statusit “parti në çdo pushtet”

PBDNJ është themeluar në vitin 1992 dhe ka qënë pjesë e koalicionit të djathtë, i drejtuar nga Berisha, pas fitores në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Rreth vitit 1996 PBDNJ u largua nga mazhoranca e djathtë për t’iu bashkuar koalicionit të majtë, i drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Fatos Nanon. Ky koalicion fitoi zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, të zhvilluara pas krizës që sollën ngjarjet kaotike të ’97-s.

Bashkëqeverisi me PS-në thuasje në tetë vite dhe në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005 u largua nga koalicioni i majtë për t’iu bashkuar koalicionit fitues të këtyre zgjedhjeve, koalicion i drejtuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.  PBDNJ kishte bashkëpunuar edhe më herët me të djathtën në qeverisjen vendore, përmes aleancave kryesisht të fshehta, për bashkinë e Himarës apo bashki të tjera.  PBDNJ qëndroi në qeverinë Berisha në mandatin e parë dhe u largua nga ky koalicion për tu rreshtuar me PS-në, tashmë e drejtuar nga Edi Rama. Ishte pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 dhe pjesë e qeverisë deri në maj të vitit 2015. Vendimi për largimin e Dules nga ky koalicion lidhej me marrëveshjen që kryeministri Rama nënshkroi me çamët e Shpëtim Idrizit për tu bërë pjesë e koalicionit të majtë.

Rama e Meta vendosën që Shpëtim Idirizi të ishte në njëjtin vend si Vangjel Dule, në krah të kryetarit të Kuvendit. Dukej si një “karshillëk” i krerëve të mazhorancës ndaj aleatit të tyre të zvogëluar,  PBDNJ. Sapo u zgjodh nënkryetar i  Kuvendit Shpëtim Idrizi me votat e PS-LSI-së, Vangjel Dule dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. Dule u largua nga bashkëqeverisja me PS-LSI dhe tërhoqi nga postet zyrtare dhe drejtues të tjerë të PBDNJ-së, kryesisht në poste zëvendësministri.

PDIU, historia 25-vjeçare e çamëve në politikën shqiptare

PDIU-ja e ka zanafillën e saj në dhjetor të vitit 1990, pak ditë pas themelimit të Partisë Demokratike. Historia nis me shoqatën “Çamëria”, vazhdon për disa vite si një shoqatë e pozicionuar djathtas, por ende jo parti politike. Në zgjedhjet e vitit 2005, “Çamëria” u kthye në parti politike, e quajtur Partia për Drejtësi dhe Integrim. Në vitin 2009 u themelua një tjetër parti e çamëve, e drejtuar nga socialisti Shpëtim Idrizi, i cili kishte nisur negociatat më herët me deputetin  e PDI-së Dashamir Tahiri për mundësinë e bashkëpunimit.  Idrizi ishte një deputet me prejardhje came, por i zgjedhur nga Partia Socialiste. Më herët ishte pjesë e rëndësishme e administratës së lartë të PS-së në qeverisjen tetë vjeçare të drejtuar nga Fatos Nano.

Dy partitë çame u bashkuan në 17 shkurt të vitit 2010, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë e saj.  PDI dhe PDU u bashkuan në një sigël, PDIU. Prej kësaj kohe, PDIU ka njohur vetëm ngjitje në shkallët e pushtetit në Shqipëri. Në zgjedhjet e vitit 2013, PDIU arriti kulmin e saj kur ia doli të fitojë pesë deputetë në Kuvend falë koalicionit me Partinë Demokratike. Pikërisht në këtë moment, PBDNJ njohu uljen e saj më të fortë në historinë e saj. Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i vetmi që mes shumë vështirësish ia doli të marrë mandatin e deputetit.  Rezultati thellohet në zgjedhjet e 21 qershorit, kur PDIU ia doli të fitojë tri bashki ndërsa PBDNJ asnjë. Kjo e fundit humbi bastionet e saj historike, atje ku shumica e votuesve përbëhet nga minoriteti grek.

Rezultatet e zgjedhjeve të PBDNJ-së dhe PDIU-së në 4 zgjedhjet e fundit

Rezultatet në zgjedhje e sjellin të qartë ecurinë e dy partive në dhjetë vitet e fundit

Nëse bëjmë një analizë të katër proceseve të fundit zgjedhore, vërehet ulja e vazhdueshme e PBDNJ-së dhe në të kundërt ngjitja e vazhdueshme e PDIU-së.

Në zgjedhjet e vitit 2007, PBDNJ kishte fituar 49,730  vota ndërsa në atë kohë, PDI e Tahir Muhedinit ia doli të marrë vetëm 15,523. Por ky raport përmbyset në zgjedhjet e vitit 2011. Gjatë katër viteve PDI u bashkua me PDU duke krijuar partinë e vetme çame, PDIU e cila në zgjedhjet vendore të vitit 2011 mori 63.426  vota duke lënë për herë të parë pas PBDNJ me 40.710.  Rezultati sa vjen e thellohet për të arritur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ku PDIU mori 44 251 përkundrejt PBDNJ-së, e cila mori gjithsej 15 428.

Në zgjedhjet e fundit, lokalet e 21 qershorit, PBDNJ mbeti jashtë loje pasi nuk ia doli të fitojë asnjë bashki ndërsa PDIU për herë të parë fitoi tri bashki; në Konispol, Finiq dhe Peqin.

Ky është momenti kulmor ku duket se çamët kanë “themeluar” fitoren e tyre në jug të vendit, tamam atje ku e ka epiqendrën PBDNJ-ja.

Shpërfillja e PBDNJ-së nga mazhorancat shqiptare duket se nis me krizën greke. Mazhorancat e majta, por edhe të djathta në Shqipëri, nuk duken të jenë kaq të ndjeshme ndaj “ultimatumeve” greke për t’i dhënë vendin që “i takon” Vangjel Dules në pushtet.  Mazhoranca, e kryesuar nga Edi Rama, as që e ka në planet e saj më Vangjel Dulen, pasi qysh në momentin e hartimit të reformës territoriale e ka përjashtuar atë, duke e zëvëndësuar aty për aty me Shpëtim Idrizin e çamëve.

Qëndrimet politike të Tiranës zyrtare kanë pësuar një ndryshim cilësor, e lidhur kjo edhe me rinegociimin e marrëveshjes së kufijve detarë mes dy vendeve, por edhe për çështjen çame. Javët në vazhdim pritet që ministri i Jashtëm i Greqisë të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në axhendën e bisedimeve është pikë kryesore marrëveshja e ujërave, por mediat greke kanë paralajmëruar se diplomati grek do t’i kërkojë Ramës, të largojë çamët nga qeveria për të kthyer atje Dulen e PBDNJ-së. Ndërkohë që lëvizjet e Ramës në këtë drejtim dëshmojnë krejt të kundërtën e asaj që pretendon Dule, i mbështetur nga grekët. Marrëveshja e Ramës me çamët po shkon drejt diskutimit për poste ministrore, ndërsa PBDNJ tashmë ka vetëm një votë të parëndësishme në parlament. Vota e Dules në Parlament duket kaq e parëndësishme për shkak se mazhoranca e majtë ku është bashkuar PDIU-ja,  ka më shumë se 84 votat që i duhen për ligje të rëndësishme.

/tesheshi.com/

Tags: dule idrizi

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Edi Rama, ofertë BE-së: Na përfshini shpejt se ndryshe rritet ndikimi i Islamit radikal

Edi Rama, ofertë BE-së: Na përfshini shpejt se ndryshe rritet ndikimi i Islamit radikal

Albulena Haxhiu: Ja pse e braktisa sallën e Kuvendit kur foli deputetja serbe

Albulena Haxhiu: Ja pse e braktisa sallën e Kuvendit kur foli deputetja serbe

Turqia dislokon 30 tanke e autoblinda në kufi me Sirinë

Turqia dislokon 30 tanke e autoblinda në kufi me Sirinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni