Presidenti malazez tha se kishte zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e partisë dhe arriti në përfundimin se kreu i URA-s e kishte bindur atë se kishte një shumicë në parlament.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i ka dërguar sot propozim nënkryetarit të Kuvendit t, Strahinja Bulajiç që mandatar për përbërjen e qeverisë së re të jetë kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, raportojnë mediat malazeze.
Gjukanoviç ka theksuar se konsultimet për të mandatuarin për kryeministër , në të cilat ishin të ftuar përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Parlamentin e Malit të Zi, kanë përfunduar të hënën, më 28 shkurt.
“Përfaqësuesit e URA-s dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi.
Prandaj, mora vendim që mandatin për formimin e qeverisë t’ia besoj kryetarit të URA-s, z. Abazoviç.
I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti malazez të të mbajë seancë së shpejti dhe të vendosë për programin dhe përbërjen e qeverisë së re me propozim të kryeministrit”, ka përfunduar në sqarimin e tij presidenti i Malit të Zi.
Kështu, Mali i Zi do ketë të parin kryeministër shqiptar në historinë e tij politike, duke bërë kësisoj që dhe rajoni të ketë tre kryeministra shqiptarë në tre shtete. /tesheshi.com/