Në emisionin e pritshëm Click Plus të Tv 21, është i ftuar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Por në disa nga insertet paralajmëruese të këtij emisioni, shihet qartë kur ai i përgjigjet gazetarit se nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të reja parlamentare nëse nga pala maqedonase nuk pranohen kushtet nga platforma e përbashkët e partive politike shqiptare e nënshkruar disa ditë më parë.
“Pse jo. Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës nga cilido subjekt”, thorë Ahmeti.
Dhe ky është padyshim një zhvillim historik, kur nga goja e një prej lidërve më të diskretituar për shqiptarët e Maqedonisë del një pohim i tillë që vjen era burrni. Nënshkrimi i platformës së përbashkët mes partive shqiptare e ka vënë në një provë të fortë liderin e BDI-së, që deri më sot ka qenë paterica e Gruevskit në dhjetë vite pushtet të këtij të fundit.
Gruevski ka marrë mandatin për të formuar qeverinë, por ai është i pavlerë gjersa asnjë parti shqiptare nuk i afrohet për koalicion. Dhe me afat kushtetues, këtë mandat ai duhet ta dorëzojë mbas 20 ditësh nëse nuk e formon qeverinë. Më pas atë e merr rivali, Zaevi. M.Krasniqi – /tesheshi.com/