Dashuria është lidhja e fortë midis dy shpirtrave. Do të thotë të ndash së bashku të mirën dhe të keqen, duke i premtuar njëri-tjetrit se çdo vështirësi në jetë do ta kaloni së bashku. Besosj se çdo histori e bukur dashurie fillon me një histori po aq të bukur.
Ky çift i ngjan filmit ‘Notebook’, veçse këta janë realë. U martuan para 75 vitesh dhe vdiqën vetëm me disa orë diferencë, duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit në krevat pasi gruaja i pëshpëriti burrit: ‘Më prit, së shpejti do të jem me ty.’
Jeanette Toczko, 96 vjeçe de burri i saj Alexander Toczko, 95 vjeç nga San Diego, California, e kaluan gjithë jetën e tyre të dashuruar pasi ishin lidhur me njëri-tjetrin kur ishin vetëm tetë vjeç.
Toczko pas një aksidenti ky theu legenin mbeti i shtrirë në krevat. Pask kësaj, spitali vendosi një krevat tjetër për bashkëshortën e tij, ngjitur me të.
Pasi u martuan në vitin 1949, Mr. Toczko iu bashkua marinës si operator telegrafi. Më pasi ata u zhvendosën në qytetin e New Yorkut. Ata patën pesë fëmijë.
Para aksidentit të fundit, z. Toczko ishte një i apasionuar pas golfit. Shkonte rregullisht në kurset e golfit. Veterani i luftës kishte një interes të madh edhe për pikturën. Shpeshherë vizatonte edhe gjatë kursit të golfit.
Vajza e tyre Aimee Toczko-Cushman e përshkruan momentin kur ai i tha bashkëshortit të saj. “I thashë time mëje se ai nuk ishte më,’ tha ajo. ‘Ajo e përqafoi atë dhe tha: ‘E sheh, kjo është ajo që ke dashur gjithmonë. Ti vdiqe në krahët e mij. Të dua! Më prit, së shpejti do të jem me ty.”
Dashuria e tyre që kur ishin fëmijë i funalizua me dëshirën e tyre të fundit për të vdekur në krahët e njëri-tjetrit. Ata vdiqën duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit me vetëm pak orë diferencë, të shtrirë në krevatin e tyre.
Atij nuk iu desh të priste shumë gjatë për të, pasi ajo e la këtë botë menjëherë pas tij.
Bob Marley, dikur thoshte se dashuria nuk na lë asnjëherë vetëm. Është e vërtetë, pasi histori të tilla dashurie të japin forcë për të dashuruar akoma më shumë. /tesheshi.com/