Frymëzuar nga romani “Hijet e Shegës” të autorit Tarik Ali.
Nga Behxhet Jashari
… Asnjëri nga ata udhëheqës kishtar nuk ishte nga ky vend. Më i vjetri ishte bir jolegjitim i një dervishi nga Toledoja, e tjetri ishte biri i një të konvertuari hebrej në krishterizëm i ardhur nga fshatrat malore të Garnatës, që quhej Ksimenes de Cinseros, i njohur si Dështaku Andaluzian. Ata e dinin mirë se si ai nga fshatrat malore u dërgua në Garnatën e nënshtruar dhe se ishte vetëm një mjet në duart e Nënës së Madhe – Isabelës, siç dinin ta quanin këtë lavire…
Urdhri ishte: “Ju drejtohem me autorizim edhe të Kishës edhe të Kurorës. Ky mision duhet të kryhet”.
Ditën e parë të dhjetorit të vitit 1499, terroristët kundër librit nën komandën e nënës së madhe: Isabelës, u futën në njëqind e nëntëdhjetë e pesë biblioteka, si dhe në një vend ku prodhohej Libri. I plaçkitën të gjitha ato libra që përfaqësonin kulturën dhe qytetërimin… Një ditë para kësaj ndodhie dikush i kishte preferuar Ksimenes de Cinserosit – i cili ishte një kryekomandant dhe bashkëpunëtor i Isabelës – që nga edikti të mos kursehet asgjë… Tërë atë ditë ushtarët tubonin me qindra mijëra dorëshkrime. Urtësia kolektive e mbarë gadishullit qëndronte në sheshin e vjetër të mëndafshit nën Babu-r-Ramle. Në fytyrën e Ksimenesit – që konsiderohej si lider i një grupi ushtarësh e hajdutësh mesjetar – vërehej vandalizmi dhe inati… Madje ky asnjëherë nuk kishte mësuar të shkruajë e të lexojë, edhe pse u shndërrua në një dorë të shtrirë e Isabelës, përkatësisht Nënës së Madhe.
Ksimenesi në stilin e gansterevë dhe matrapazëve mesjetar andaluzian, hoqi pallton e tij të vjedhur nga ndonjë depo e një rrobaqepësi hebre dhe shprehu këmbëngulësinë e një arroganti kundër gjithçka që ishte nga Orienti. “Librin e tjetrit duhet zhdukur”. Tha me një zë të kthjellët inkuizicionsitësh. Kjo nënkuptonte edhe zhdukjen sistematike të të gjitha librave të tyre, madje edhe të menduarit të tyre myslimanë…
Gjatë akuzave kundër dashamirëve të librit dhe kulturës, herë-herë buzëqeshej. Ndërsa buzëqeshja i’a shtrembëronte buzët. E çka mund të pritet nga një zullumqarë të cilit asnjëherë populli nuk ia kishte parë hajrin, e i cili shpeshherë e ndryshonte ngjyrën në fytyrën e tij të një hipokriti e matrapazi mesjetar andaluzian!
Një plak i urtë me prejardhje nga lagja Benu Hudejl të Garnatës, duke pëshpëritur tha: “Asgjë, këta janë soji i vagabondëve që arritën të bëhen lider të grupeve të hajdutëve, e të cilëve iu pengon libri dhe shkronjat”.
Librat u grumbulluan. U Dogjën në stivë. Stiva ishte ngritur me urdhër të kryehajdutit, Ksimenes de Cinserosit. Në sheshin e lagjes mbretëroi një qetësi. Aty-këtu zjarret akoma vëreheshin. Ksimenesi me fytyrën e tij të fshehur të një hipokriti mesjetar në buzëqeshje dhe duke planifikuar hapat e ardhshme, ecte nëpër hi. Duke shkelur mbi hi, me shqelm e shkapërderdhi një grumbull të djegur librash. Por, mbi ugarin e një tragjedie, tanimë duket hija e asaj tjetrës. Pëshpëriti: “Çfarë do hakmarrje që ata të përgatisin në thellësinë e dhembjes së tyre, nuk do t’ju ndihmojë. Ne kemi fituar. Me të vërtetë, mbrëmë kemi fituar”.
Por jo. Nuk ndodhi ashtu.
Të nesërmen atë e gjeti vdekja papritmas. Vdiq i poshtëruar, me që e vrau nipi i tij! Ksimenesi shkoi nga kjo botë si matrapaz dhe hajdut i cili në histori u bë i njohur si një shfarosës i librit. Libri jetoi, madje edhe nëse atë e djegin, ajo që është e shkruar në të asnjëherë nuk do të digjet, siç kishte thënë edhe filozofi i famshëm mysliman i atyre kohëve Ibn Hazëm el-Endelusi. /tesheshi.com/