Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Hetimi ndërkombëtar për çështje të nxehta shqiptare: propozimi i Ruçit dhe precedenti i vetëm me dosjen “Hajdari”

by te Sheshi
01/10/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
Hetimi ndërkombëtar për çështje të nxehta shqiptare: propozimi i Ruçit dhe precedenti i vetëm me dosjen “Hajdari”

Për herë të parë mazhoranca ka pranuar një hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ, por ka shtuar frazën “gjithëpërfshirëse”. Këtë e deklaroi vetë kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij në Kuvend.

Ruçi deklaroi se PS-ja bie dakord për një hetim ndërkombëtar nëse përveç CEZ do të hetohet edhe Gërdeci e 21 Janari. Në fakt, opozita nuk e ka kundërshtuar direkt.

“Si mund të bëjmë ne një ligj për ndërkombëtaret? T’u bëjmë një kërkesë partnerëve tanë amerikanë, ne shqiptarët kemi disa probleme të cilat nuk jemi në gjendje t’i zgjidhim vetë. Ose s’kemi besim te njëri-tjetri, pa bërë fajtor asnjërin, dhe të radhisim katër çështje. CEZ që thoni ju, nga A te Zh, e dyta Gërdeci, e treta 21 Janari, e katërta aferë e rrugëve të kombit, po deshët të shtoni të pestë, unë do ti bind këta. T’u bëjmë kërkesë atyre që ata të thonë po, këto 5 çështje do ti marrim ne. Unë do t’i bind këta që do të ndryshojmë çdo nen të Kushtetutës të Kodit Penal, që të vijnë përfaqësi nga këta dy partnerë, SHBA dhe Bruskeli, t’i marrë këto 4 çështje, biles e 5,6 ,7 dhe t’i hetojë”, tha Ruçi në Kuvend.

Por çdo të thotë hetim ndërkombëtar dhe a ka pasur një precedentë në Shqipëri?

Ka pasur vetëm një rast në praktikën e shkuar kur ka pasur një hetim ndërkombëtar, kur për një çështje të madhe palët nuk kishin besim.

Bëhet fjalë për vrasjen e Azem Hajdarit. Lideri i opozitës në atë kohë, Sali Berisha, nuk pranonte të depononte në Prokurori faktet që dinte për vrasjen e Hajdarit. Me negociata OSBE cakton një grup ndërkombëtar që të asistojë grupin e prokurorëve shqiptarë.

Walter Wangberg, prokuror i Distriktit të Bergenit në Norvegji, atashohet pranë grupit hetimor shqiptar për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Daan Everts negocioi për emërimin e tij nga ana e këtij organizimi.

Prokurori Shkëlqim Hajdari me prokuroren norvegjeze të dosjes “Hajdari”, Siri Frigaard
Prokurori Shkëlqim Hajdari me prokuroren norvegjeze të dosjes “Hajdari”, Siri Frigaard

Më vonë largohet nga Shqipëria prokurori norvegjez Wangberg. Në vend të tij emërohet prokurorja e Oslos në Norvegji, Siri Frigaard dhe prokurori suedez, Christer Karphamar.

Sipas burimeve, Siri e kishte rrogën 30 mijë dollarë në muaj, të cilat financoheshin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prokurorja norvegjeze ka pyetur të gjithë dëshmitarët e opozitës, me në krye Sali Berishën. Deponimi është bërë me shkrim dhe është dorëzuar në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në atë kohë drejtohej nga i ndjeri Robert Froick, i cili kishte raporte të mira me kreun e PD-së.

Në fund, prokurorja norvegjeze përpiloi dosjen e plotë dhe ia dorëzoi prokurorisë shqiptare për procedim, e cila më pas kreu arrestimet dhe e çoi në gjykatë.

Por sërish sot edhe pas 15 vjetëve theksohet se ai hetim nuk është i plotë dhe nuk janë dënuar vrasësit e vërtetë…

Përgatiti: Ylli Pata- /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Rektori Zejnullahu: 1 tetori 1997, dita kur u thye heshtja dhe u kthye shpresa

Rektori Zejnullahu: 1 tetori 1997, dita kur u thye heshtja dhe u kthye shpresa

Helmimi i nxënësve në një shkollë të Shkupit, drejtori Rrahmani: ja e vërteta

Helmimi i nxënësve në një shkollë të Shkupit, drejtori Rrahmani: ja e vërteta

VIDEO/Ngjarje e çuditshme: makina me bletë përmbyset, ja çfarë ndodh në mes të rrugës

VIDEO/Ngjarje e çuditshme: makina me bletë përmbyset, ja çfarë ndodh në mes të rrugës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni