Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rektori Zejnullahu: 1 tetori 1997, dita kur u thye heshtja dhe u kthye shpresa

by te Sheshi
01/10/2015
in Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Rektori Zejnullahu: 1 tetori 1997, dita kur u thye heshtja dhe u kthye shpresa

Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu nëpërmjet një letre drejtuar studentëve ka përkujtuar 1 tetorin e 1997-s.Një tetori 1997, sipas tij, ishte dita kur në Kosovë u thye heshtja, u mund frika dhe kthye shpresa. “Më 1 tetor 1997 u tregua se dinjiteti nuk ka çmim, duke nxitur kështu një lëvizje që mobilizoi popullin në përkrahje të rezistencës ndaj okupatorit dhe të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Zejnullahu.

Letra e plotë e rektorit Zejnullahu

Në përkujtim të një tetorit –1997

Të dashur studentë,

Shumë nga ju që sot studioni në Universitetin e Prishtinës, keni ardhur në jetë në kohët më të vështira që përjetoi ky Universitet dhe shoqëria jonë në përgjithësi. Universiteti i Prishtinës jo vetëm që përjetoi të njëjtin fat me popullin, por në rrethana shpeshherë të paqarta politike u bë udhërrëfyesi më besnik i orientimit të tij në “detin e trazuar” të intrigave të interesave politike, strategjike dhe financiare. Kaluam nëpër kohë me plot te panjohura, dhe duke qenë një Universitet që tash kishte ndërtuar identitetin e vet në shoqëri dhe udhëhiqej nga njerëz të përkushtuar në punë dhe me integritet moral e kombëtar arriti të përcaktojë vlerat e të panjohurave – të gjejë rrugën e lirisë, begatisë dhe prosperitetit.

Këtu para së gjithash e kam fjalën për mësimdhënës të shkëlqyer, rigorozë në vlerësime dhe të udhëhequr nga dëshira të kemi një rini të ditur, të krijojmë një bazament të një shoqërie që synon të jetë e lirë dhe të bëjë përparime në një botë ku gara për dije po bëhej gjithnjë më e vështirë dhe gjithnjë më e paarritshme. Ky ishte standardi që ata i kishin vënë vetes në realizimin e misionit të tyre dhe po ashtu në të njëjtën masë ishte kuptuar edhe nga studentët dhe shoqëria.

Si rrjedhojë, një tetori 1997 ishte dita kur në Kosovë u thye heshtja, u mund frika dhe kthye shpresa. Studentët e Universitetit të Prishtinës, të përkrahur nga profesorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, vendosën t’i thonë mjaft shtypjes së egër që ushtrohej mbi popullin tonë. Protestat që pasuan i treguan botës se askush nuk mund ta margjinalizojë një popull, duke e izoluar elitën intelektuale të tij. Ato treguan përfundimisht se shqiptarët e Kosovës më nuk pranojnë të jetojnë në robëri, të poshtëruar dhe të privuar nga çdo e drejtë për zhvillim normal. Më 1 tetor 1997 u tregua se dinjiteti nuk ka çmim, duke nxitur kështu një lëvizje që mobilizoi popullin në përkrahje të rezistencës ndaj okupatorit dhe të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot, 18 vjet më vonë, me pietet kujtojmë të gjithë ata studentë dhe mësimdhënës që më 1 tetor 1997 e sfiduan dhunën shtetërore, ndërsa sot nuk janë në mesin tonë. Me respekt kujtojmë dhe nderojmë rektorin e atëhershëm të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci dhe prorektorin prof. dr. Emrush Gashin të cilët sot më nuk janë në mesin tonë. I respektuar dhe i nderuar për kontributin e tij, ketë ngjarje na e bene te freskët prorektori prof. dr. Ahmet Geca.

Këta ishin tre autoritete te asaj kohe te cilët treguan burrëri të rrallë duke u vënë në krye të kolonës studentore dhe duke qëndruar sypatrembur përballë agjentëve të dhunës. Kjo lëvizje studentore mbetet burim i përhershëm i motivacionit për rininë tonë, në mbrojtje të vlerave universale të lirisë dhe demokracisë, duke mobilizuar gjithë popullin rreth një kauze kombëtare.

Në këtë kontekst edhe historik edhe tradicional, komuniteti akademik sot, duhet të marrë përgjegjësi shumë më të madhe, që me punën e vet t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, ndërtimit të një demokracie qytetare që reflekton përgjegjësi shoqërore dhe respekt të ligjshmërisë.

Nëse komuniteti akademik dëshiron të ndërtojë një shoqëri të përgjegjshme, atëherë vet duhet të jetë i përgjegjshëm dhe me shembullin e vet të demonstrojë se çka është përgjegjësia shoqërore. Këtë e bën duke kryer me përgjegjësi detyrat e veta, duke vlerësuar me përgjegjësi kontributin e secilit akademik dhe duke mos lejuar në asnjë moment që interesi personal ose grupor të vihet mbi parimet.

Të dashur studentë ne, mësimdhënësit, e kemi obligim që t’ju përgatisim për të ardhmen tuaj duke ofruar mësimdhënie të cilësisë sa më të mirë, prandaj është në interesin tuaj të kërkoni nga ne, mësimdhënësit tuaj, ta kryejmë punën tonë sa më mirë që është e mundur. Na tërhiqni vërejtjen kur gabojmë, na ndihmoni t’i kuptojmë nevojat tuaja, të jemi sa më profesional në punën tonë. Mësimdhënia cilësore është e drejta juaj dhe obligimi ynë.

Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu

Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Related Posts

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA
Bota & Rajoni

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan
Ballkani

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025
Next Post
Helmimi i nxënësve në një shkollë të Shkupit, drejtori Rrahmani: ja e vërteta

Helmimi i nxënësve në një shkollë të Shkupit, drejtori Rrahmani: ja e vërteta

VIDEO/Ngjarje e çuditshme: makina me bletë përmbyset, ja çfarë ndodh në mes të rrugës

VIDEO/Ngjarje e çuditshme: makina me bletë përmbyset, ja çfarë ndodh në mes të rrugës

Tifozët e Manchester United: nxjerrin “në shitje” futbollistin Antonio Valencia

Tifozët e Manchester United: nxjerrin “në shitje” futbollistin Antonio Valencia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni