Për Omar Mukhtarin, të quajtur ndryshe si “Luani i Shkretëtirës”, thuhet u në një hero në pleqëri, siç besojnë disa, por nmë fakt e tërë jeta e tij ishte një heroizëm i gjallë fund e krye.
Si i ri, ai shkoi në Çad për të luftuar kundër kolonialistëve francezë, të cilëve u shkaktoi vuajtje dhe humbje të mëdha.
Omar Mukhtar udhëtoi nëpër Afrikën Lindore dhe Shkretëtirën e Madhe për të ndërtuar xhami, përhapur Islamin dhe për t’u mësuar muslimanëve besimin e tyre.
Pas pushtimit italian të vendit të tij Libi në 1911, Omar Mukhtar u kthye në atdheun e tij dhe luftoi kundër italianëve. Ai zhvilloi 267 beteja kundër tyre, sa më të vogla të ishte e mundur, dhe fitoi çdonjërën prej tyre, duke u shkaktuar humbje të mëdha italianëve. Kjo bëri që qeveria në Romë të ndryshonte katër herë për shkak të humbjeve në Libi, me protagonist atë, “Luanin e Shkretëtirës”.
Italianët, për hakmarrje, ia vranë gruan e tij, faji i vetëm i së cilës ishte të qënit bashkëshortja e “Luanit”.
Thuhet se flinte vetëm 5 orë në ditë dhe se ushqimet e tij më të zakonshme ishin qumështi i dhisë, hurmat dhe buka, dhe se veçanërisht e donte qullin e elbit me hurma që gruaja e tij e përgatiste posaçërisht për të.
Italianët i ofruan atij një shtëpi luksoze dhe një pagë prej 5,000 paund italianë. Gjithashtu, i premtuan t’ia dërgonin fëmijët e tij në Itali për shkollim, të gjitha në këmbim të braktisjes së rezistencës, por ai refuzoi prerazi.
Italianët kapën Omar Mukhtarin pasi ai ra nga kali dhe u plagos rëndë. Forcat që e kapën ishin të përbërë kryesisht nga tradhtarë arabë dhe mercenarë nga Etiopia.
Oficerët italianë nuk e dinin se kishin kapur Omar Mukhtarin, sepse nuk kishin një fotografi të tij, por u njoftuan nga një prej tradhtarëve i cili kishte qenë më parë me të gjatë kohës që organizonte luftën kundër ushtrisë italiane.
Kur italianët e sollën në vendin e ekzekutimit, poeti Ahmed Shevki këndoi vargje të cilat thuhet se trishtuan dhe xhelatin e Omarit, gjeneralin Grazianin. Ky i fundit u përpoq të bindte Omar Mukhtarin që të urdhërojë pasuesit të dorëzoheshin. në këmbim të lirimit të tij.
Por fjalët e fundit të “Luanit të Shkretëtirës” përballë ekzekutuesit Graciani ishin:
“Ne nuk dorëzohemi. Ne o fitojmë ose vdesim.
Ky nuk është fundi.
Ju do të duhet të luftoni me brezin tonë të ardhshëm dhe ata që i ndjekin ata.
Sa për mua, unë me siguri do të jetoj më shumë se xhelatin tim”. /tesheshi.com/