Rasti i shfaqjes së një alergjie te disa zyrtarë të KQZ-së në Kosovë teksa numëronin votat e serbëve, trajtuar mediatikisht dhe si helmim i mundshëm, ka bërë që procesi të vijojë por me një pamje të pazakontë të numëruesve.
Ata janë veshur në mënyrë speciale, për t’i bërë ballë çdo helmi të mundshëm që mund të burojë nga zarfet e “Beogradit”, siç quhen ndryshe serbët.
Beogradi zyrtar nga ana e tij pretendon se helmimi është një sajesë me qëllim devijimin e votave serbe për Lista Srpska. Ndërkohë, 12 zyrtarët e “helmuar” lanë spitalin pas trajtimit mjekësor, por ende nuk është përcaktuar se ç’ndodhi me ta gjatë procesit të numërimit. /tesheshi.com/