Të mërkurën, një grup hebrenj amerikanë mbajtën një protestë pro-palestineze në një pjesë të ndërtesës së Capitol-it të SHBA-së në Uashington, pas së cilës policia ndërhyri dhe ndaloi disa prej tyre.
Protestuesit e mbledhur mbanin pankarta që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza dhe shumë prej tyre mbanin bluza të zeza që shkruanin “Jo në emrin tonë”.
Gjithashtu, të mbledhur në kompleksin ku ndodhet Kongresi Amerikan, ata kanë brohoritur “Rroftë Gaza”.
HAPPENING NOW: Hundreds of American Jews are holding a sit-in at Congress — and we won’t leave until Congress calls for a ceasefire in Gaza. As thousands of U.S. Jews protest outside, over 350 are inside, including two dozen rabbis, holding prayerful resistance. pic.twitter.com/H0b2ort6fa
— Jewish Voice for Peace (@jvplive) October 18, 2023
Pas një kohe të caktuar ka ndërhyrë policia amerikane duke arrestuar disa protestues.
Gaza aktualisht po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.
Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që nga 7 tetori në Rripin e Gazës është rritur në 3,478, me më shumë se 12,000 të plagosur. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/broadcasts/1jMKgmbnEPwJL