Kryeministri Haradinaj i pafuqishëm të bëj diç ndaj thirrjeve të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që serbët të votojnë për Listën Serbe më 22 tetor, ka reaguar përmes Facebook-ut duke thënë se serbët duhet ta bëjnë zgjedhjen e tyre pa presion.
“Aktet e tilla, bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë, dhe cenojnë në mënyrë thelbësore qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ai më tej shton se mirëintegrimi i serbëve të Kosovës është interes reciprok, dhe çdo përpjekje për të dëmtuar këtë qëllim do të konsiderohet si mosrespektim i vullnetit politik të tyre.
“Serbët e Kosovës kanë të drejtë të zgjedhin, dhe zgjedhja e përfaqësuesve të tyre, pa ndërhyrje, do të respektohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Haradinaj. /tesheshi.com/