Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh në profilin e tij në Facebook se që nga tani e tutje “kufiri i Kosovës me Shqipërinë nuk ekziston”.
“Sot kam qenë i nderuar të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë, mbi parimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe rrugën tonë të përbashkët evropiane,” shkroi Haradinaj.
I pari i qëverisë së Kosovës thekson se tani e tutje kufiri i Kosovës me Shqipërinë nuk ekziston dhe se do të ketë vetëm një stacion të përbashkët.
“Puna do të vazhdojë dhe në mars do të hyjmë në fazën e dytë të eliminimit të plotë të kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë në bazë të parimeve të Shengenit”, shkruan Haradinaj.
Ai tha se është në interes të Kosovës dhe Shqipërisë “të ruajnë dhe përmirësojnë partneritetin dypalësh midis dy vendeve”. /tesheshi.com/