Kryeministri Haradinaj nuk ka ndryshuar asnjë “milimetër”nga qëndrimi i tij tashmë i njohur mbi taksën ndaj Serbisë, edhe pas një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
“Edhe ne kemi dëshirë me hek taksën dhe e synojmë heqjen e saj, edhe për shkak se është sygjerim i alatëve tanë, por edhe pse e ndërlidhim heqjen e taksës me një marrëveshje me Serbinë për njohje. E kishim hek sot, sikur të arrijmë një marrëveshje për njohje”, deklaroi Haradinaj, duke lënë të kuptuar se mbetet në fuqi kushti i vënë prej tij.
Ai e ka bërë të qartë ditë më parë, se në mos njohja direkte e Kosovës nga Serbia, një garanci ndërkombëtare për këtë njohje, do shërbente si shtysë për heqjen e taksës. /tesheshi.com/