Ramush Haradinaj nuk i është ndarë Edi Ramës me reagime kritike, provokuar nga disa qëndrime të fundit të shefit të qeverisë së Tiranës, ku më kryesorja ka qenë fraza e tij mbi demarkacionin si një “problem i sajuar”.
Nga Mitrovica ku ndodhej për të përkujtuar grevën e urisë së minatorëve të Trepçës në fundin e viteve ’90, shefi i qeverisë së Prishtinës tha se “i kam thënë vëllai time Edi Rama në bisedsë se në mund t’i shesim mend njëri-tjetrit e ti japim leksione mbi problemet, por më e mira që mund të bësh për Kosovën është ta zhvillosh Shqipërinë. Ah sa mirë do ishte që Shqipëria të ishte në BE, sepse do vendoste ajo kushte. Duhet ta dija se Kosova ka njerëz e nuk ka nevojë për leksione”, ishin fjalët e Haradinaj, të cilat nxirrnin në pah hatërmbejtjen e këtij të fundit mbi kritikat e Ramës, deri dhe pak mospranim të protagonizmit të kryeministrit shqiptar mbi çështjen e Kosovës. /tesheshi.com/