Halloween –i është përjetuar jo si teatër maskash në Çikago. 57 persona u qëlluan, prej të cilëve 17 në mënyrë fatale që nga mbrëmja e së premtes, ku në mesin e viktimave janë dhe katër të rinj.
Vëllezërit binjakë 17-vjeçarë, Edwin dhe Edward Bryant, po qëndronin jashtë në bllokun 400 West Evergreen Avenue in Old Town në Qytetin e Vjetër, kur dikush që ecte me shpejtësi hapi zjarr ndaj tyre. Djemtë u qëlluan disa herë dhe u transportuan në spitalin Northwestern Memorial, ku u shpallën të vdekur më vonë.
Asnjë arrestim nuk është bërë, ndërkohë që rastet janë duke u hetuar.
14-vjeçari Demarco Webster Jr. u vra të shtunën në mëngjes në lagjen e Jugut Austin të qytetit.
Djali po ndihmonte të atin e tij për të lidhur një dyshek mbi tavanin e furgonit të tyre, kur dikush qëlloi nga një makinë në kalim.
Kryebashkiaku Rahm Emanuel dhe komandanti i Policisë, Eddie Murphy folën në lidhje me dhunën gjatë diplomimit të policisë në Navy Pier.
Johnson tha: “Këta autorë të dhunës me armë janë duke na dhënë në mënyrë të qartë mesazhin se ata thjesht nuk çajnë kokën në lidhje me pjesën tjetër të qytetit të Çikagos. Dhe të jem i sinqertë, jam i lodhur dhe po ashtu njerëzit në komunitet janë lodhur nga kjo situatë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë një punë më të mirë në mbajtjen e këtyre individëve përgjegjës për krime.” /tesheshi.com/