Anëtarët e BE po përgatiten të ndalojnë amerikanët të vijnë në Evropë sepse Shtetet e Bashkuara nuk arritën të kontrollojnë pandeminë e koronavirusit, shkruan New York Times.
SHBA ka të sëmurët më të shumtë me koronavirus në botë dhe po përballet me një rritje të re të numrit të të infektuarve.
Sipas listës, Shtetet e Bashkuara do të vendosen në të njëjtën kategori si Brazili dhe Rusia.
Në mars, kur numri i pacientëve ishte në rritje në Evropë, Presidenti amerikan Donald Trump ndaloi shumicën e anëtarëve të BE-së të hynin në Shtetet e Bashkuara.
Gazeta amerikane pretendon se ajo kishte një pasqyrë të draft-listës së vendeve që nuk do të lejohen të vijnë në BE.
Vendimi përfundimtar për rihapjen e kufijve të BE do të merret në fillim të javës tjetër. /tesheshi.com/