Misioni i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri ka vlerësuar rolin e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor duke rrëzuar kështu akuzat dhe pretendimet e Ilir Metës, presidenti i zgjedhur, dhe partisë së tij, LSI, se policia ka ndikuar në fushatë negativisht.
Kreu i misionit vëzhgues Peter Tejlor me anë të një letre drejtuar Haki Çakos, drejtor i Policisë së Shtetit, vlerëson punën e bërë nga uniformat blu dhe bashkëpunimin me policinë gjatë gjithë procesit zgjedhor.
“Në veçanti dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për mbështetjen e përditshme nga drejtuesit e Departamentit të Sigurisë dhe për të gjithë Drejtuesit Rajonal të Policisë së Shtetit lidhur me sigurinë e ekipit tim. Gjithashtu suksese në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet shtetasve shqiptar dhe Policisë së Shtetit”, shkruan Tejler ndër të tjera në këtë letër.
Meta dhe drejtues të LSI-së e etiketuan drejtorin e uniformave blu si “Haki droga” duke akuzuar rëndë për përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës./tesheshi.com/