Një grup hackerash rusë dhe kinezë kanë piratuar sistemin informativ të 3 bankave greke, duke alarmuar jo vetëm spiunazhin e vendit helen por edhe të SHBA-së dhe BE-së.
Grupi më i madh i “hacker”-ave në botë, “Armada Colectiv”, ka kryer një sulm kibernetik prej gati 45 minutash ndaj 3 bankave greke, gjatë së enjtes dhe së premtes së kaluar.
“Hacker”-at në fjalë u kanë dhënë afat 3 institucioneve financiare greke, që në rast se deri mbrëmjen e së hënës nuk japin 700 bitcoins, të barazvlefshme me 250 mijë euro, atëherë do të vjedhin të dhënat e klientëve të tyre, e më pas do të shkatërrojnë tërësisht sistemet kompjuterike bankare.
Siç informon Banka e Greqisë, “hacker”-at nuk kanë arritur të marrin parà dhe as nuk kanë mundur të shkaktojnë dëme në llogaritë bankare, pasi kanë funksionuar më së miri sistemet mbrojtëse elektronike.
/tesheshi.com/