Efekti “Erdogan” me deklaratat e tij anti-gyleniste gjatë vizitës së të mërkurës në Tiranë, kanë sjellë jo pak pështjellim dhe në politikën shqiptare. Aq më tepër që kjo lëvizje, e cila ka një rrjet shkollash të njohura si kolegjet turke, u pagëzua si “terroriste”.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli, ka deklaruar se shkollat gyleniste janë në rregull me ligjin dhe shtetin. Ndërsa deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka kërkuar një verifikim të kësaj lëvizjeje në Arsim derisa u quajt terroriste.
Sakaq, pothuajse e gjithë media në Shqipëri, është angazhuar me trajtimin e konfliktit Erdogan-Gylen, provokuar nga deklarimet më të fundit të presidentit turk që kërkoi largimin e lëvizjes në fjalë nga Shqipëria. /tesheshi.com/