Udhëheqësi i Venezuelës, Juan Guaido, i cili u njoh nga 50 vende si presidenti i përkohshëm i vendit, tha se do të kthehej në Venezuelë pavarësisht rrezikut të arrestimit për shkeljen e një vendimi gjyqësor për largimin nga vendi.
“I burgosuri nuk i shërben askujt, as presidenti në mërgimit …Funksioni dhe detyra ime kërkon që unë të jem në Karakas pavarësisht rreziqeve”, tha Guaido në Bogota.
Kreu i opozitës dhe kryetari i parlamentit shkuan të premten në Kolumbi, në një përpjekje për të lejuar ndihmën humanitare të Venezuelës, të kundërshtuar nga presidenti Nikolas Maduro.
Presidenti i Venezuelës, i cili konsideron se ndihma humanitare është një justifikim për ndërhyrjen ushtarake amerikane, mbylli kufijtë fundjavën e kaluar.
Kjo bllokadë u shndërrua në dhunë mes qytetarëve që donin të kalonin kufirin dhe anëtarët e forcave të sigurisë besnike ndaj autoriteteve.
Guaido mori pjesë në takimin e Grupit Lima në Bogota, i cili përbëhet nga 14 vende në rajon.
Në atë takim, Maduro u thirr për të lënë pushtetin, por mundësia e përdorimit të forcës kundër autoriteteve të Venezuelës u përjashtua.
Guaido mund të arrestohet kur të kthehet në vend nga një vizitë në Kolumbi, parashikoi presidenti Maduro në një intervistë që i dha ABC News.
“Ai nuk mund të vijë dhe të shkojë, ai duhet të dalë përpara drejtësisë pasi gjykata ia ka ndaluar atij që të largohet nga vendi. Do të respektoj ligjet”, tha Maduro.
Gjykata e Lartë Venezueliane ndaloi Guaidou të udhëtonte jashtë vendit në janar.
Ndalimi është në fuqi derisa po hetohet për “krime të rënda të shkeljes së rendit kushtetues”, sipas avokatit shtetëror Tarek William Saab. /tesheshi.com/