Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov kërkuan nga Gjykata Penale në Shkup t’i kthejë pasaportat.
Dy muaj, pasi gjykata vendosi t’i marrë pasaportat, si të akuzuar nga prokuroria speciale, ata kanë kërkuar dokumentet e udhëtimit.
Informacionin për TV24 e kanë vërtetuar avokatët e Gruevskit dhe Mijallkovit. Sipas tyre, kërkesat e tyre nuk janë diçka e re, por praktikë e njohur gjyqësore.
Argumentet kryesore të Gruevskit dhe Mijallkovit janë se pasporta ju duhet për shkak të udhëtimeve të shpeshta jashtë vendit, ndërsa si siguri shtesë se nuk do të largohen nga vendi përmendën statusin e tyre familjar dhe atë se kanë detyra në vend, për shkak të bizneseve.
Prokuroria kërkoi paraburgim për Gruevskin si i akuzuar në çështjen “Titanik” për parregullsi zgjedhore, ndërsa gjykata vendosi si masë bllokimin e pasaportës dhe detyrim paraqitje 1 herë në javë.
Ndërsa Sasho Mijallkov akuzohet për shpërdorim detyre dhe përfitimin e çmimeve në mënyrë joligjore, në çështjet “Shënjestra” dhe “Fortesa”. /tesheshi.com/