Një grua 87-vjeçare ra viktimë e një vjedhjeje në Maine të SHBA-së, por e cila vërtetoi se instinkti i nënës nuk mund të zbutet dhe përfundoi duke ushqyer autorin e mitur.
Në veçanti, sipas Guardian, 87-vjeçarja Marjorie Perkins ishte duke fjetur kur, rreth orës 02:00 të 26 korrikut, ajo u zgjua papritur për të parë sipër saj 17-vjeçarin, i cili herë pas here e ndihmonte të kosiste barin, duke e kërcënuar ta godasë me thikë.
Gruaja për të shmangur goditjet e të riut ka marrë një karrige dhe e ka përdorur si mburojë dhe ka nisur të bërtasë për ndihmë. Por më kot. Askush nuk po dëgjonte dhe rrahjet vazhduan.
Më në fund 17-vjeçari u lodh, e la vetëm dhe shkoi në kuzhinë duke i thënë se ishte i uritur. 87-vjeçarja i serviri disa gatime e produkte për të ngrënë dhe kur adoleshenti po shuante urinë, e moshuara ka shfrytëzuar rastin të lajmërojë policinë.
Ai u largua para se të mbërrinin oficerët, por u gjet pak kohë më vonë. Ai po ndiqet penalisht për vjedhje, kanosje kriminale dhe sulm.
Perkins tha se shpreson që djali të marrë të gjithë ndihmën që i nevojitet për t’u rikthyer në rrugën e duhur, duke komentuar se 17-vjeçari bëri “një punë vërtet të mirë duke kositur lëndinën e saj”. /tesheshi.com/