Bashkëshortja e tij ishte në ditët e saj të fundit, e shtrirë në shtratin e një spitali, ndërsa qenushja e tyre vuante faktin se nuk e kishte parë prej ditësh. Kundër çdo rregulli dhe etike, bashkëshorti mori vendimin që të dyja, si qeni si bashkëshortja, të shikoheshin edhe një herë mes tyre, për herë të fundit.
E futi në valixhe, gënjeu rojen e sigurisë dhe kaloi bashkë me qenushin deri në dhomën e spitalit ku dergjej bashkëshortja në grahmat e fundit të jetës. Theu të gjitha rregullat për dashurinë. “Nuk mund t’ju përshkruaj emocionet. Ishte shumë bukur t’i shikoje të dyja bashkë për herën e fundit”,- tregon burri për Mirror, i cili ka rrëfyer ngjarjen në platformën Reddit një vit pasi kishte ngelur i ve. “Qenushja, një pastre australiane e cila peshin 22 kilogramë, sikur ta dinte se do të ishte hera e fundit që e shikonte dhe se ishte futur fshehtas në atë dhomë, nuk lehu dhe nuk lëshoi asnjë tingull”,- vijon tregimin burri.
“Rastisi që një infermiere dhe një sanitare ta shikonin, por u mallëngjyen aq shumë nga skena që u shfaq para tyre, saqë mbyllën njërin sy. Tani më shtrëngon aq fortë dhe nis të përkëdhelet pas meje sa herë që shikon atë valixhe. Ndoshta mendon se do ta çoj të shikoj të ëmën, e cila nuk ndodhet më në këtë botë”,- rrëfen burri./tesheshi.com/