Siç dhe një ditë më parë, gruaja që u angazhua për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Maqedoninë(sot Veriut) këtu e 9 vite më parë, diplomatja sllovene Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj Francës për veton e saj kundër negociatave.
“Lojë të ndyrë” e ka quajtur ajo qëndrimin e Parisit, duke shtuar se ka marrë peng BE-në.
“Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin”, shkruan Fajon. /tesheshi.com/