Greqia do t’i dërgojë një notë zyrtare proteste NATO-s. Kjo për shkak se Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg ka përdorur emrin kushtetues të Maqedonisë në vend të referencën së përkohshme.
Kjo ndodhi gjatë takimit të përbashkët të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të ministrave të mbrojtjes nga Bashkimi Evropian. Nota e protestës së Greqisë do të dorëzohet në NATO nga përfaqësuesi i përhershëm i Greqisë në Aleancë. Lajmi për këtë është bërë i ditur nga disa media greke dhe disa të tjera maqedonase.