Greqia tha se do të mirëpriste çdo kërkesë turke për një takim midis kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në periferi të samitit evropian të kësaj jave në Pragë.
Tensionet që ziejnë prej kohësh mes këtyre dy vendeve, aleate në NATO, por historikisht armiqësore me njëri-tjetrin, së fundmi u ndezën sërish pasi të dyja vendet akuzohen ndërsjelltazi për shkelje të marrëveshjeve dhe provokime, raporton Reuters.
Erdogan akuzoi Greqinë për “krime kundër njerëzimit” në trajtimin e refugjatëve dhe pushtimin e disa ishujve në detin Egje që kanë status të çmilitarizuar.
Athina akuzon Ankaranë se ka sfiduar sovranitetin grek mbi ishujt dhe për shfrytëzimin e çështjes së migracionit, duke akuzuar Erdoganin për deklarata “inflamatore”.
“Nëse presidenti turk… kërkon një takim të tillë, pala greke do ta vlerësojë atë dhe do të përgjigjet pozitivisht,” u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Ioannis Ikonomu. /tesheshi.com/