Mungon deri më tani një deklarim i kryeministrit Rama për grabitjen e dytë të bujshme në pistën e Rinasit, ku afro 10 milion euro u morrën kriminalisht, por dhe mjeshtërisht, nga barku i një avionic në nisje.
Ka qenë vetëm ministri i fushës, Sandër Lleshaj i Rendit, apo më vonë dhe ajo e Transporteve Belinda Balluku, të cilët u prononcuan për ngjarjen. E së fundi, për të ka folur zëvëndësi i Ramës, Erjon Braçe.
“Prioritet tani kapja e banditëve! Ndaj, mbështetje për çdo oficer të policisë të përfshirë në hetime e operacionin e pandërprerë në terren! Pas kësaj, pa diskutim analizë e plotë e çdo elementi që ka cenuar rëndë sigurinë nga bankat në aeroport, masa të forta për çdokënd!
Gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit; burrat që u përballën dje me një prej bandave më të rrezikshme në vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; burrat që po hetojnë intensivisht dhe që kanë identifikuar çdo bandit të përfshirë; burrat që janë në territor e vijojne ndjekjen”, deklaron zv/kryeministri Braçe. /tesheshi.com/