Katër objekte të lashta ari, pjesë e një ekspozite objektesh nga Rumania, janë vjedhur nga një muze në Holandë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Policia u thirr në vendngjarje pas raportimeve për një shpërthim në orën 03:45 me orën lokale.
Hajdutët përdorën eksploziv për të hyrë në Muzeun Drents që ndodhet në Assen, i cili po organizonte një ekspozitë me bizhuteri të çmuara prej ari dhe argjendi këto ditë.
Autorët, siç raportohet nga BBC, vodhën tre byzylykë spirale dakiane, si dhe helmetën prej ari të dekoruar në mënyrë mbresëlënëse të Cotofenestit, e cila daton rreth vitit 450 para Krishtit.
Drejtori i Muzeut Drents theksoi se stafi ishte “thellësisht i tronditur” nga vjedhja, e cila, tha ai, ishte incidenti më i madh në historinë e tij 170-vjeçare.
Policia, përveç pamjeve të kamerave të sigurisë, po heton edhe një automjet të djegur të gjetur në një rrugë aty pranë.
Asnjë arrestim nuk është bërë, por autoritetet dyshojnë se disa persona janë të përfshirë. Interpolit i është kërkuar ndihmë.
Footage of the heist where a group of men broke into a Dutch museum using explosives and stole part of Romania's Dacian Treasure, which includes pieces as old as 2,500 years
The Dacian Treasure which was lend for an exhibition, is of irreplaceable value to the Romanian nation pic.twitter.com/eWXHKXd6DG
— Daily Romania (@daily_romania) January 26, 2025
Nga ana e saj, Ministria e Kulturës rumune premtoi të marrë të gjitha masat e mundshme për të rikuperuar objektet e vjedhura.
Të katër objektet e vjedhura kanë një rëndësi të madhe kulturore për Rumaninë, me helmetën Cotofenesti që konsiderohet një thesar kombëtar.
Në fund të viteve 1990, 24 byzylykë të së njëjtës epokë u gjetën nga gjuetarët e thesarit dhe u shitën jashtë vendit. Shteti rumun kishte vite që përpiqej t’i rimarrë ato nga koleksionistët në Austri, Gjermani, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. /tesheshi.com/