Me sa duket, Google nuk po gjen rehat. Përsëri mbi të rëndon një akuzë. Bëhet fjalë për manipulimin e rezultateve të kërkimit online, duke iu dhënë më shumë vizibilitet produkteve të tij, duke lënë disi mënjanë produktet e konkurrentëve dhe të përdoruesve që kanë ‘rezultate inferiore’.
Këtë denoncim e ka bërë një studim i realizuar nga Tim Wu i Columbia Law School në bashkëpunim me Michael Luca i Harëard Business School, me ndihmën e ekipit të Yelp, konkurrent i Google dhe sponsor i kërkimit.
Në këtë kërkim studimor, i cili është i vlefshëm edhe online, kërkuesit kanë ndarë në dy grupe 2690 vullnetarë, të cilët janë marre me kërkimet në aktivitetet lokale. Një pjesë ka treguar rezultate normale të marra nga Google, ndërsa një pjesë tjetër, rezultate që përfshinin Yelp dhe konkurrentë të tjerë.
Këta të fundit doli të jetë 45% më shumë të predispozuar që përdoruesit të klikoni mbi linkun, një shenjë që, sipas ekspertëve, përdoruesit preferonin rezultatet e kërkimit më të larmishme.
Përgjigja e kolosit të internetit ka qenë shumë e thjeshtë dhe e qetë, duke argumentuar se ‘në 5 vitet e fundit, Yelp ka diskutuar këto çështje me autoritetet e rregullimit të punës në ueb dhe ka kërkuar një pozicionim më të mirë të tij, mes rezultateve të kërkimit. Ky studim i fundit është i bazuar në një metodologji të kufizuar dhe përqendrohet në rezultate vetëm në një pjesë të vogël të hulumtimit”. /tesheshi.com/