Ndërsa Hemisfera Veriore përballet me të ftohtin ekstrem, Hemisfera Jugore lufton me nxehtësinë e padurueshme! Amerika po regjistron temperatura më të ulëta se -35 gradë, ndërsa Australia është e prekur nga El Niño.
Moti ekstrem ka shkaktuar të paktën 55 vdekje në 10 shtete. Stuhitë dhe të ftohtit po krijojnë sfida në të gjithë SHBA-në, nga veriperëndimi në juglindje.
Ice roads are wild 😳 pic.twitter.com/ef6fBz8FSJ
— Wild content (@NoCapFights) January 21, 2024
Në Australi nga ana tjetër vapa është e padurueshme dhe rreziku i zjarreve në pyje është shtuar. Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat në Australinë Perëndimore do të arrijnë në 50 gradë rekord.
Në qytetin Paraburdoo pritet edhe +48 gradë, që është dukshëm mbi mesataren për atë rajon.
Kushtet ekstreme të motit në të dy anët e planetit po sfidojnë komunitetet lokale pasi ato përballen me efektet e stuhive të akullit në veri dhe rrezikun në rritje të zjarreve në jug. /tesheshi.com/