Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në favor të Zafir Berishës, duke i dhënë të drejtë këtij të fundit për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të Prizrenit.
“Miratohet ankesa e Zafir Berishës nga subjekti politik Nisma për Kosovën, kandidati për kryetar të Prizrenit paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa. Anulohen vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke detyruar KQZ të bëjë çertifikimin e kandidait Zafir Berisha”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.
Berisha e quan të drejtë vendimin, pasi thotë se KQZ nuk ka pasur bazë ligjore për ta deçertifkuar nga gara për kryetar të Prizrenit.
“Është një vendim i drejtë i Gjykatës Supreme dhe ka vërtetuar dyshimet e mia për vendimin e padrejtë të KQZ-së dhe të PZAP-së.Vendimi i formës së prerë i Gjykatës Supreme duke ia theksuar KQZ-së atë që e kam thënë unë, tregon se Zafa është triumfues nga tendenca për padrejtësi”, ka thënë Berisha.
Ai gjithashtu shtoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë shkelur ligjin. /tesheshi.com/