Një gjykatë franceze vendosi që shkollat duhet të ofrojnë një alternativë për menytë që përmbajnë mish derri, për studentët myslimanë dhe hebrenj.
Vendimi erdhi të hënën, pasi një organizatë myslimane paditi autoritetin lokal në Chalon-sur-Saône në Burgundy, rreth 180 milje nga Parisi në Francën lindore-qendrore, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të vitit 2015, për të ndaluar ofrimin e një alternative ‘pa mish derri’ në bufetë e shkollave.
Liga për Mbrojtjen Ligjore të Myslimanëve e kishte quajtur vendimin për të ndaluar ofrimin e një alternative të menysë me mish derri “të paligjshme, diskriminues dhe një shkelje të lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë”.
Gjykatësi tha se ai mori këtë vendim, për shkak se, në mungesë të një alternative, shumë fëmijë vendas myslimanë shkuan në shtëpi pa drekë, veprim ky që “nuk është në përputhje me frymën e konventës ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve” dhe jo “në interesin e fëmijëve, “raportoi The Guardian.
Ai tha se feja nuk ishte marrë në konsideratë.
Ana Le Pen tha në një intervistë në vitin 2014, se opsionet e shujtave ‘pa mish derri’ për studentët hebrenj dhe muslimanë nuk do të ofrohen më në menytë shkollore në 11 qytete, ku partia e Frontit Kombëtar të së djathtës Franceze fitoi zgjedhjet lokale. /tesheshi.com/