Gjykata e Lartë e ka lënë Mark Frrokun në arrest shtëpie, duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për ta mbajtur arrest me burg. Vendimi sapo është dhënë dhe pritet të të bëhet e ditur dispozita apo adresa ku do të praktikohet arresti i shtëpisë. Parlamenti pritet që të nisë të hënën shqyrtmin e kërkesës së re të Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku, i cili kërkohet nga drejtësia belge e mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes. Në këto moment pritet të nisë seanca gjyqësore në ngarkim të Tom Doshit. Në dalje të Gjykatës, njëri prej avokatëve mbrojtës të deputetit Frroku, Genc Gjokutaj u shpreh se, pala mbrojtëse nuk është dakort me këtë vendim. “Prokuroria ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke ushtruar preson ndaj gjykatës. Prokuroria i qëndroi qëndrimit të saj. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim, pasi absolutisht nuk ka asnjë provë. Të gjitha provat janë në favor të klientit tonë”, deklaroi Gjokutaj. (tesheshi.com)