Vdekja e George Floyd me “gju në fyt”, e cila ndodhi javën e kaluar në Menneapolis, provokoi protesta masive dhe trazira në shumë qytete amerikane.
Dy ditë më parë, gazeta britanike Morning Star publikoi informacione ekskluzive që ekspertët izraelitë të sigurimit trainuan oficerët e policisë amerikane nga Minesota disa vjet më parë se si të përdorin teknika të dhunshme, të cilat forcat izraelite përdorin ndërsa terrorizojnë palestinezët në territoret e okupuara palestineze nën maskën e operacioneve të sigurisë.
“Të paktën 100 oficerë të policisë në Minesota morën pjesë në një seminar në vitin 2012 të organizuar nga konsullata izraelite në Çikago”, tha Morning Star.
Zëvendës/konsulli izraelit Shahar Arieli tha se “ekspertë të lartë të policisë izraelite” morën pjesë në seminar.
Morning Star shprehet se ekspertët izraelitë të sigurimit kanë trajnuar oficerët e policisë amerikane për shumë vite.
Edhe Amnesty International u detyrua të raportojë se qindra oficerë policie nga Florida, New Jersey, Pennsylvania, California, Arizona, Connecticut, New York, Massachusetts, North Carolina, Georgia, Washington State dhe DC shkuan në Izrael për t’u trajnuar.
Amnesty International pretendon se që nga viti 2002, një numër i organizatave hebraike kanë financuar udhëtime trajnimi në Izrael dhe territoret e okupuara të Palestinës për shefat e policisë amerikane, ndihmësit e shefave dhe kapitenët.
Gjithashtu, thuhet se mijëra oficerë të policisë amerikane kanë kaluar nëpër trajnime të ngjashme në tokën amerikane. /tesheshi.com/