Dy gjirafa të bardha të rralla janë parë së fundi në Kenia.
Kafshët e rralla, një nënë me të voglin e saj, u zbuluan nga fshatarët në parkun Ishaqbini në Garissa, të Kenias lindore.
Gjirafat e bardha vuajnë nga një gjendje e quajtur “leucism”.
Është ndryshe nga albinizmi, një gjendje që parandalon kafshët dhe njerëzit të prodhojnë çfarëdo lloj pigmenti, siç mund të shihet në lëkurën e tyre të bardhë dhe sytë e kuq, sipas National Geographic.
Leucizmi, megjithatë, lë kafshët kryesisht të bardha por ende në gjendje të prodhojnë pigment në disa pjesë të trupit të tyre, si sytë e tyre. Gjirafat e bardhë në video kanë sy të errët.
Lëkura e gjirafës-fëmijë është gjithashtu më e errët se nëna e saj, siç mund të shihet në njolla të lehta ngjyrë kafe në të gjithë trupin e saj, por besohet se ato do të zhduken kur fëmija t’i afrohet moshës së rritur.
Gjirafat e bardhë janë bërë një pamje gjithnjë e më e zakonshme rreth Kenias dhe Tanzanisë në vitet e fundit. Ata u panë së pari në Parkun Kombëtar Tarangire në Tanzaninë e veriut në prill të vitit 2015, dhe përsëri në mars të vitit 2016 në parkunIshaqbini.
Gjirafat, gjitarët më të lartë në botë, renditen si “të pambrojtur”, një hap nën kategorinë e “të rrezikuar” nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili vlerëson që popullata e tanishme të jetë pak mbi 97,500. Ata gjenden kryesisht në Afrikën Jugore dhe Lindore.
Gjirafat e bardhë janë ende në zonën Ishaqbini dhe autoritetet për konzervimin e tyre po punojnë me komunitetet lokale dhe grupet e ruajtjes për të mbrojtur kafshët e rralla. /tesheshi.com/