Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjermania nga dy kënde: pesimizmi dhe optimizmi i një rezultati zgjedhor

by te Sheshi
27/09/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Gjermania nga dy kënde: pesimizmi dhe optimizmi i një rezultati zgjedhor

Vota e potershme mund t’i sjellë vendit më shumë të mira sesa dëme.

Çfarë duhet të mendoni për zgjedhjet gjermane? Në të vërtetë, është e thjeshtë sugjeron “The Economist”. Duhet vetëm të vendosni nëse do të jeni pesimist apo optimist.

Gjermania për pesimistët

Partia e ekstremit të djathtë, “Alternativa për Gjermaninë”, një parti me neo-nazistë të vërtetë në radhët e veta, është në pozicion të mirë për të marrë 93 vende në parlament. Mund të dalë madje e para në shtetin e Saksonisë, ku kandidati i saj kryesor është një burrë që tubon kundër “njerëzve të përzjerë” dhe “kultit të fajit” të Gjermanisë për Holokaustin. Në Bundestag, partia do të gëzojë burime dhe ndikim: me qindra anëtarë stafi, kohë e lejuar për të folur nën kubenë e Rajhshtagut dhe vende të përcaktuara në shfaqjet televizive politike prime-time nga ku mund të shpërndajë mesazhet e veta e për këtë arsye, edhe të avancojë më tej.

Eshtë vetëm çështje kohe derisa partia të bashkohet me ndonjë koalicion në nivel shteti.

Ndërkohë, dy partitë kryesore që kanë krijuar reputacionin e Gjermanisë për një centrizëm të paarsyeshëm – kristian-demokratët dhe social-demokratët, kanë marrë numrin më të ulët të votës popullore, të kombinuara së bashku që nga koha e luftës.

Meqënëse SPD ka përjashtuar një “koalicion të ri të madh” me të, Angela Merkel e dobësuar nga zgjedhjet duhet tashmë të formojë një koalicion të mundshëm Xhamajka e me gjasa jo-funksionale me liberalët e djathtë FDP dhe ambjentalistët e të Gjelbërve, të cilët i kanë kaluar pjesën më të madhe të javëve të fundit duke i kërcyer në fyt njëri-tjetrit.

Unioni Kristian-Social, partia motër e CDU-së në Bavari, duket se i ka dhënë fund armëpushimit të parazgjedhjeve dhe tani është më e murrëtuar se kurrë, pasi ka humbur edhe rreth çerekun e mbështetjes në prag të zgjedhjeve të rëndësishme brenda shtetit të Bavarisë, vitin e ardhshëm. Eshtë imperative që Merkel të garantojë krahun e saj të djathtë. Ndërkohë, me një euroskeptik në ministrinë e Financave, bisedimet optimistë për një aksis të ri franko-gjerman mund të dalin nga dritarja.

Gjermania ka hyrë në një periudhë të paqëndrueshmërisë së re politike dhe në atë pikë kur edhe probleme të tjera kanë nisur të shfaqen. Industria me peshë e makinave është në krizë. Infrastruktura po përkeqësohet. Kërkesat ndaj Gjermanisë për të bërë më shumë për sigurinë ndërkombëtare po rriten. Integrimi i mbi 1 milionë njerëzve që arritën në vend nga politika e dyerve të hapura të Merkelit, dy vjet më parë, është ende në fillesa. Re të zeza po mblidhen mbi këtë vend.

Gjermania për optimistët

Gjermania, në dy vjet, pranoi në mënyrë bujare mbi 1 milion njerëz. Kështu që ka arsye përse pati reagim, për më tepër nga mënyra sesi Merkel e mori këtë vendim: në minutën e fundit, pa shumë konsultime dhe pa testuar opinionin së pari. Ndërkohë ajo ka bërë gabime elementare që mund t’i korrigjonte gjatë fushatës elektorale. Fushata ishte intelektualisht dembele, me oferta mirënjohjeje një Gjermanie ku jetohet mirë dhe kënaqshëm, në vend që të ofroheshin debate të vështira. Ajo e nënvlerësoi pakënaqësinë e votuesve dhe pagoi çmim për këtë, edhe pse ka dalë vetëm pak më keq sesa në dy fushatat e mëparshme për kancelare, në vitet 2005 dhe 2009.

Në çdo rast, performanca e AfD-së – deri në 13 për qind por më pak sesa parashikimet parazgjedhore që e çonin 15 për qind apo më shumë – ishte pjesë e një historie më të gjerë: rritja e partive të vogla që marrin nga pakënaqësia e votuesve pas 12 vjetësh qeverisjeje të Merkelit, gjatë tetë prej të cilëve ajo u mbështet nga koalicione të mëdha me SPD-në. Në shumë drejtime, ky fragmentarizim është një përgjigje e drejtë ndaj një mjedisi të lodhur dhe jo të kënaqshëm politik të cilit iu shtua edhe debati i pabesueshëm në televizion midis Merkelit dhe Martin Shulcit, rivalit të SPD-së, që doli shumë më keq sesa një debat i mëhershëm i përballjes mes partive të vogla.

Rezultati madje, mund të fuqizojë demokracinë gjermane. SPD-ja po kthehet në opozitë, ku do të jetë me vend edhe kundërshtia natyrale e Shulcit, dhe së bashku me energjitë modernizuese të figurave si

Manuela Schëesig, do të mund të forcojnë partinë për të shkuar në zgjedhjet pas-Merkelit të vitit 2021, me një konkurrencë të re dhe të gjallëruar. Ndërkohë, social-demokratët mund fare mirë t’i humbasin shkëlqimin AfD-së, që do të jetë e detyruar që për shkak të rregullave parlamentare të humbasë lidhjet me koalicionin e saj të votuesve. Fuqi dhe burime të reja mund t’i japin AfD-së më shumë gjëra për të cilat të luftojë. Dhe ekziston diçka e tillë si publiciteti i keq.

Gjatë kësaj kohe, koalicioni Xhamajka që Merkel duhet të ndërtojë tashmë, mund të trondisë në mënyrë konstruktive konsensusin e përgjumur të Gjermanisë: Të Gjelbrit që nxisin progres drastik dhe të mirëpritur ndaj makinave elektrike dhe energjisë së rinovueshme dhe liberalët që kërkojnë avancim në çështje të lëna pas dore prej kohësh si reduktimi i burokracisë dhe dixhitalizimi. Shumë prej diferencave midis të Gjelbërve dhe liberalëve u ekzagjeruan për fushatën e zgjedhjeve. Sidoqoftë, pak konflikt në qeverinë e ardhshme mund t’i bëjë vendit më shumë mirë sesa dëm, duke fshirë tutje pëlhurat e merimangave.

———

E vërteta, sigurisht, qëndron diku midis pesimizmit dhe optimizmit. Por kujt i afrohet më shumë? Kjo do të kërkojë pak kohë për tretjen e rezultateve. Ajo që ekspertët vënë në dukje është se “Gjermania për optimistët” përputhet më shumë me realitetin. Ky rezultat zgjedhjesh është shqetësues në disa drejtime, më së shumti aty ku del në sipërfaqe AfD. Por, sidoqoftë, një pjesë e mirë e qetësisë parazgjedhore në Gjermani ishte iluzion.

Zemërimi ka vite që mblidhet: suksesi i AfD-së vetëm sa e nxori atë në sipërfaqe, ku ndoshta mund të kuptohet më mirë dhe të adresohet. Çështjet që kalonin pa përgjigje, tensionet që anashkaloheshin, tani nuk kanë më ku të fshihen.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll
Diplomaci

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Next Post
Liga e Kampioneve: triumfojnë Reali, Totenhemi, Napoli e Siti (foto+video)

Liga e Kampioneve: triumfojnë Reali, Totenhemi, Napoli e Siti (foto+video)

Barzani: Shumica e Kurdistanit votuan pro pavarësisë

Barzani: Shumica e Kurdistanit votuan pro pavarësisë

Ivan Rakitiç i ka borxh jetën gruas së tij: si më shpëtoi nga sulmi në Barcelonë…

Ivan Rakitiç i ka borxh jetën gruas së tij: si më shpëtoi nga sulmi në Barcelonë…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni