Kompanitë gjermane planifikojnë të investojnë më shumë se një miliard euro këtë vit në kontinentin afrikan.
Investimet gjermane në Afrikë deri më tani kanë mbetur prapa investimeve të bankave dhe kompanive kineze, por duket se kjo prirje po ndryshon ngadalë.
“Ne e shohim qartë rritjen e investimeve të Gjermanisë dhe veprimtarinë tregtare në kontinentin fqinj”, tha kreu i shoqatës së biznesit gjermano-afrikan”, Stefan Liebig.
Këtë vit, kompanitë gjermane kanë për qëllim të investojnë më shumë se 1 miliard euro në Afrikë, duke rritur portofolin e tyre të investimeve për më shumë se 10 për qind në vetëm një vit.
“Suksesi i tanishëm, ndër të tjera, lidhet me faktin se qeveria gjermane ka krijuar kushtet për garanci të kredive të eksportit për shumë vende afrikane. Kjo ka pasur efekt. Si rezultat, mund të realizohet një numër projektesh”, tha Liebig.
Vëllimi i eksporteve të mbuluara nga sigurimet për Afrikën, u dyfishua në gjysmën e parë të vitit me 1.09 miliardë euro dhe tashmë ka tejkaluar rezultatin e vitit të kaluar.
Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen, në qershor hapi uzinën e montimit në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, ndërsa kompania gjermane Gauff Engineering, partner i kompanisë kineze në kryeqytetin e Mozambikut, Maputo, është e përfshirë në ndërtimin e urave.
Kompanitë kineze kanë qenë prej kohësh investitorët më të mëdhenj në Afrikë dhe partnerët më të rëndësishëm tregtarë për shumë vende afrikane.
Vetëm në vitin 2016, investimi i ri i drejtpërdrejtë i Kinës në Afrikë ishte i dyti pas SHBA.
Aktualisht në kontinentin afrikan janë më shumë se 10,000 kompani kineze shtetërore, ndërsa Kinë, në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2014, janë miratuar 86 miliardë dollarë hua për të financuar ndërtimin e më shumë se 3000 projekte infrastrukturore. /tesheshi.com/