Së fundmi në mediat gjermane është publikuar një raport ku thuhet se qeveria pret të përjetoj tkurrje në tremujorin e tretë të 2019-tës.
Prodhimi gjerman ra me 0.1% në periudhën prill-qershor, për shkak të rënies së eksporteve por qeveria gjermane mohon se kjo paralajmëron ndonjë krizë të rëndë ekonomike. Kushtet janë që konfliktet botërore të tregtisë të mos përshkallëzohen, dhe Britania e Madhe të mos e lërë Bashkimin Evropian pa marrëveshje, thuhet në raportin e publikuar së fundmi në Der Spiegel.
Më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë tha se Gjermania nuk ishte në recesion, por nuk pranoi të komentojë raportin e publikuar.
Disa ditë më parë, tregjet e aksioneve në Evropë pësuan rënie, të nxitura nga frika e investitorëve për një tkurrje ekonomike në mbarë botën. Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të SHBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi. /tesheshi.com/