Partia Socialdemokrate bëri të ditur se nuk dëshironte më të formonte koalicion me konservatorët në qeverinë e ardhshme të Angela Merkel.
Një prej zyrtarëve të socialdemokratëve tha se preferonte të mbante vendin e opozitës në Parlament, pas një dështimi me përmasa historike në zgjedhjet legjislative.
“Ne kemi marrë një mandat të qartë nga zgjedhësit për të dalë në opozitë”, tha Manuela Schëesig, për stacionin televiziv ZDF.
Ajo shtoi se për ne, koalicioni i madh me konservatorët përfundon sot.
Socialdemokratët në zgjedhjet e sotme arritën 20 % të votave, ose 5 % më pak se 4 vite më parë. Ndërkohë unioni CDU/CSU sipas rezultateve paraprake ka marrë 33 % të votave. /tesheshi.com/