Një 92-vjeçar gjerman do të dalë në gjyq në tetor, pasi akuzohet se ka ndihmuar në eliminimin e 5,230 të burgosurve, shumë prej tyre çifutë. Bruno D. akuzohet se ka asistuar në një kamp nazist në Luftën e Dytë Botërore, thanë prokurorët.
Ky gjykim do të jetë një nga rastet e fundit kundër krimeve të epokës naziste. Bruno D. ishte roje e SS në kampin e përqendrimit Stutthof afër Gdansk, në rajonin që sot i takon Polonisë.
I dyshuari ka bërë një rrëfim të pjesshëm, por nuk dha detaje të tjera. Sipas rregullave gjermane për çështjet gjyqësore, emri i plotë i të dyshuarit nuk publikohet.
E përditshmja Die Welt raportoi se ai e kishte pranuar punën e tij në kamp dhe tha se ai e dinte që njerëzit ishin futur në dhomat e gazit dhe se ai kishte parë që trupat po digjen në krematorium. Sidoqoftë, ai pretendon se kjo nuk kishte faj.
Rreth 65,000 njerëz, përfshirë shumë hebrenj, u vranë në Stutthof në dhomat e gazit. Për shkak se ai ishte vetëm 17 vjeç në kohën e krimeve, ai do të gjykohet me konsideratë të moshës.
Shëndeti i tij i dobët bën që se seancat gjyqësore të kufizohen në rreth dy deri në tre orë në ditë dhe deri më tani, seancat janë caktuar deri në dhjetor.
Edhe pse numri i të dyshuarve po zvogëlohet për shkak të pleqërisë, prokurorët ende po përpiqen të sjellin individë para drejtësisë. /tesheshi.com/