Gjermanët kanë publikuar një lajm që mund të trondisë politikën e Kosovës. Hashim Thaçi, numri dy i qeverisë aktuale dhe kandidati kryesor për President të Republikës,
pritet të jetë ndër të akuzuarit e parë të Gjykatës Speciale. Është gazeta gjermane ‘Die Welt’ e cila ka bërë publike lajmin që përmend Thaçin.
Sipas gazetës, në fillim të vitit 2016 do të mbërrijnë aktakuzat e para. Bashkimi Evropian është vënë në lëvizje për të përmbushur detyrat që kërkohen për të funksionalizuar sa më parë Gjykatën Speciale që do të hetojë krimet e dyshuara të luftës në Kosovë.
Nga Brukseli është paralajmëruar se ndaj të dyshuarve menjëherë mund të ngrihen aktakuzat e para, të udhëhequra nga kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian, David Schwendiman./tesheshi.com/